Matthaus ka një opinion të çuditshëm për Gjermaninë
Kombëtarja e Gjermanisë u mposht mbrëmë nga Franca me shifrat 2-1 duke thelluar akoma më tej krizën e rezultateve. Ish-futbollisti i pancerave, Lothar Matthaus tha se është shumë i kënaqur me performancën e skuadrës së Gjermanisë dhe se trajneri Low bëri ndryshimet e duhura.

“Skuadra nuk u shpërblye për paraqitjen e mirë dhe rezultati është e vetmja gjë për të cilën mund të ndihen në faj. Ishte një ndeshje e bukur, sidomos pjesa e parë u luajtur shumë mirë nga Gjermania.
Vendimet e Löw para ndeshjes ishin të mira për ekipin dhe ai e ka kuptuar se duhet të ndryshojë diçka”, tha Matthaus. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori