Matthijs de Ligt: Nuk mendoj për të ardhmen
Kapiteni i Ajax-it Matthijs de Ligt i cili është një nga më të kërkuarit në merkato ka deklaraur se nuk është aspak i shqetësuar për të ardhmen e tij, shkruan Albeu.com.

Për 19-vjeçarin interes të fortë ka shfaqur Barcelona dhe Juventusi që kanë të gatshëm ta afrjnë holandezi në fund të sezonit.

Megjithatë ai deklaron se mbetet i fokusuar të japë maksimumin me Ajax dhe për momentin nuk dëshiron të flas rreth të ardhmes.

"Unë luaj ndeshjen time, përqendrohem te futbolli dhe do të shohim se ku përfundoj", tha De Ligt për Esporte Interativo.

"Nuk është diçka që më shqetëson. Aktualisht jam duke luajtur te Ajaxi dhe ekipi kombëtar, kështu që për momentin aty jam i përqendruar. Jam duke fituar përvojë dhe më pëlqen puna që po kryej", perfundoi Holdandezi. /albeu.com/


Shtuar më 26/03/2019, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori