Matuidi "i trembur": Shqipëria na hapi probleme në miqësore
Mesfushori i Francës, Blaise Matuidi ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Shqipërisë, e cila do të luhet të mërkurën në mbrëmje.

Futbollisti i PSG-së ka rikujtuar sfidat miqësore me Shqipërinë, ku barazuan në Francë dhe humbën në Shqipëri.

” Ne jemi Franca dhe gjithmonë luftojmë për vendin e parë në grup. Duhet t'i marrim ndeshjet një nga e një dhe për momentin vëmendja jonë është vetëm të Shqipëria. Ata na kanë hapur shumë probleme në dy sfidat miqësore që kemi zhvilluar ndaj tyre.

Duhet të tregohemi të vëmendshëm sepse shqiptarët janë shumë të rrezikshëm sidomos kur bëhet fjalë për goditjet standarde. Për ne mbi të gjitha është ndeshja ndaj Shqipërisë, pastaj do të mendojmë për Zvicrën. Për tu renditur të parët në grup duhet të fitojmë të mërkurën në Marseille”, tha Matudi.
Shtuar më 13/06/2016, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori