Matuidi ndihet krenar: Vetëm me ne vuajti Reali pë t'u kualifikuar, kjo na bën krenar
Pëlqej
Blaise Matuidi ka thënë Juventusi është krenar me atë që bëri kundër Real Madridit. Pavarësisht penalltisë të cilën Matuidi nuk e përmend ai është krenar se Realit nuk është ndjerë në vitet e fundit në një situatë të tillë.

“Mendoj se të gjithë e panë angazhimin tonë të madh në Ligën e Kampionëve, dhe pse jemi eliminuar”.

“E kemi bërë më të mirën, jo çdo kush mund të fitojë në Madridi 3-1, dhe nuk mendoj që Madridi ka pasur kaq shumë vështirësi në fazën e nokautit”.

“Ishim shumë afër një rikthimi të madh, por nuk e mbyllëm me sukses. Fansat na falënderuan, dhe jemi krenar për atë që bëmë”, ka thënë Matuidi. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori