Matuidi: Nëse racizmi përsëritet, iki nga fusha
Blaise Matuidi ishte një nga futbollistët e shënjestruar nga tifozeria e Kaljarit, të cilët gjatë ndeshjes shfaqën thirrje raciste në drejtim të lojtarëve bardhezi.

Ndërkohë tifozeria u provokua edhe më shumë në momentin kur sulmuesi i ri, Moise Kin i ndëshkoi me gol. Pas këtij çasti ndeshja u ndërpre për pak minuta, ndërsa Matuidi kërkonte që ndeshja të ndalej.

Ndërkohë ka qenë shoku i skuadrës, Miralem Pjaniç i cili zbuloi se nëse e njëjta situatë përsëritet herë tjetër, atëherë Matuidi do të largohet nga fusha.
Në fakt problemet e racizmit në Itali, nuk janë hera e parë që përsëriten, teksa pak kohë më parë pati thirrje raciste edhe në stadiumin “San Siro”, nga tifozët e Interit në drejtim të mbrojtësit Kulibali.

Ndërkaq kjo ishte hera e dytë që Matuidi përballet me racizmi, pasi jo më larg se sezoni i kaluar sërish ishin tifozët e Kaljarit që kanë lëshuar ofendime ndaj mesfushorit francez.
Shtuar më 04/04/2019, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori