Mauricio Sarri: Do të vendosim shumë shpejt të ardhmen e Hazard
Maurizio Sarri ka deklaruar se tani është koha e duhur që skuadra e Chelsea të vendos për të ardhmen e sulmueist Eden Hazard.

Aludimet për largimin e tij ende vijojnë përsa belgu ende nuk e ka vendosur rinovimin e kontratës me blutë e londrës.

Por i pyetur në lidhje me situatën e Hazard është shprehur vetë trajneri Chelsea Maurico Sarri:

"Nuk e di por është koha për të vendosur", deklaroi Sarri në pyetjen se a do të mbetet Hazard në “Stamford Bridge".

"Unë jam trajneri. Unë nuk jam presidenti. Unë dua të flas me të vetëm për pozitën e tij në fushë".

"Mendoj se duhet ta zgjidhim problemin, u shpreh Italiani. /albeu.com/


Shtuar më 28/12/2018, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori