Maurizio Sarri kritikon lojtarët e tij pas humbjes kundër Arsenalit
Maurizio Sarri i ka kritikuar lojtarët e tij pas humbjes 2-0 nga Arsenalit, duke thënë se lojtarët e tij është “shumë vështirë që të motivohen për lojë”.

“Më duhet të them se jam jashtëzakonisht i hidhëruar me këtë humbje sepse vije nga mentaliteti i jonë”, tha Sarri.

“Ata ishin shumë më të përkushtuar se sa ishim ne dhe nuk mund ta pranoj këtë. Ishte një ndeshje e njëjtë si me Spursat, kam folur me lojtarët dhe kam menduar që e kemi zgjedhur këtë problem”.

“Dëshiroj të flas për taktikat por duket se ky grup i lojtarëve e ka shumë të vështirë që të jetë i motivuar për lojë”.

“Mendoj që kur ju hyni në ndeshje të tilla, ku një skuadër është më e përkushtuar pastaj nuk mund të flisni për taktika. Niveli i përkushtimit të tyre ishte shumë më i mirë se ndeshja e jonë”, deklaroi Sarri. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori