Maurizio Sarri vendos të vazhdoj me Napolin
Pëlqej
Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri pritet që ta rikonfirmojë përkushtimin e tij për skuadrën italiane pavarësisht interesimit të skuadrave si Chelsea, Monaco.

Sarri kishte zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha, kurse emri i tij ishte përmendur si zëvendësues i Antonio Contes në Stamford Bridge, për shkak se ish trajneri i Juves pati një sezon të dështuar në Premier League.

Por sot pas një takimi me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, Sarri është gati për ta vazhduar punën me Partonipei dhe të kthej mbrapshtë ofertat e tjera.

Sarri, pra pritet të jetë në Napoli deri në vitin 2021, duke pësuar rritje të pagës nga 1.5 milionë euro në 4 milionë euro.

Po ashtu, Napoli nuk do të vë ndonjë klauzolë lirimi në kontratë të trajnerit duke i dhënë kështu mundësi trajnerit 59 vjeçar që të largohet nga Napoli nëse dëshiron. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2018, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori