Mauro Icardi barazon rekordin e Vierit
Ka fitore të merituara dhe fitore karakteri, por ka edhe ndeshje që duket sikur asgjë nuk ecën deri sa kampioni i zgjidh. Interi i parë ndaj SPAL-it duket një kushëri i largët i skuadrës që argëton në Europë, megjithatë zikaltrit edhe në ndeshjen e radhës nuk dështuan të arrinin tri pikët. Tashmë që Mauro Icardi është zgjuar, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Interin.

Pesë gola në sezon për kapitenin, i cili arrin kështu në kuotën e 103 golave në 165 ndeshje në Serinë A, duke u shndërruar në një mostër të historisë zikaltër.

Kjo arritje e vendos me meritën edhe në mesin e bomberave të Interit ndër vite duke parakaluar edhe Bobo Vierin, i cili këtë sasi rrjetash e realizoi në 144 ndeshje me fanellën zikaltër në kampionat. Dueli mes të dyve rinovohet për sa u përket golave në të gjitha kompeticionet ku Bobo me 123 gola qëndron përpara Icardit me 112 të tilla.
Shtuar më 09/10/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori