Mauro Icardi është i Inter (VIDEO)
Inter shumë pranë. Korriku nuk është nesër po ai tashmë është shumë pranë sepse klubi i Massimo Morattit ka hyrë seriozisht në tratativa për një prej talenteve më të mëdhenj të Serie A, ish lojtar i Barcelonës dhe mik i Lionel Messit dhe sampdoriani më i kuotuar i momementit, argjentinasi Mauro Icardi.

Sulmuesi u tentua të merrej gjatë merkatos së janarit nga Napoli por Inter do ta ketë gjatë sezonit të ardhshëm.

Operacioni ka kushtuar rreth 15-16 milionë euro plus edhe premiot, ndërsa lojtari do të ketë një kontratë deri nël vitin 2017.

Ditët e Diego Militos si zikaltër tashmë janë të numëruara. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2013, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori