E FUNDIT/ Derbi mbyllet ne paqe, Atl Madrid dhe Reali ndajnë pikët (VIDEO)
Mauro Icardi konfirmon të ardhmen e tij
Kapiteni dhe sulmuesi argjentinas i Interit, Mauro Icardi, ka siguruar tifozët e kuqezinjve se ai është duke punuar me klubin për rinovimin e kontratës së tij, pasi që e ka quajtur Interin shtëpinë e tij.

“Jam i lumtur. Kishte interesim nga klubet e tjera, por unë vendosa të qëndroj për të mirën time dhe të familjes sime. Kjo është shtëpia ime, unë nuk mund të largohem nga këtu”, ka thënë Icardi.

“Kam ëndërruar të luaj në Ligën e Kampionëve dhe tani kjo ëndërr më është bërë realitet. Unë nuk e di nëse do ta rinovoj kontratën para Krishtlindjeve, por ne do të tentojmë të arrijmë një marrëveshje sa më parë”.
Shtuar më 18/10/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori