Mauro Icardi takim me Sampaolin, lihet jashtë botërorit
Pëlqej
Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka zhvilluar një takim në Milano me Mauro Icardin. Sipas të përditshmes argjentinase “La Nacion”, tekniku i ka bërë të qartë sulmuesit planet e tij për Botërorin që do të nisë në Rusi pas gjashtë javësh. Bëhet e ditur se në bisedën e tyre, Sampaoli i ka treguar kapitenit të Interit edhe arsyet e mosgrumbullimit.

Një nga shkaqet kryesore është mospërputhshmëria në karakter e sulmuesit zikaltër me pjesën tjetër të lojtarëve që do të përbëjnë përfaqësuesen “albiceleste”. Përveç çështjeve të karakterit, sipas “La Naciontrajneri i ka shpjeguar me video Icardit edhe një sërë arsyesh tekniko-taktike, sipas të cilave ai nuk është lehtësisht i integrueshëm në skemat e Argjentinës. Megjithëse shanset janë të pakta, për Ikardin ka ende një fije shprese.

Në fakt, ai do të jetë pjesë e listës së zgjeruar prej 35 lojtarësh që Sampaoli do të publikojë më 14 maj. Duke vlerësuar gjendjen e futbollistëve, vetëm më pas trajneri argjentinas do të zyrtarizojë 23 të përzgjedhur për ekspeditën ruse. Në këtë të fundit Icardi mund të përfshihet vetëm në rast mungese të Kun Agueros. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori