Mauro
Icardi është i kënaqur për shifrat e 100 golave në Serie A, duke u bërë futbollisti i gjashtë më i ri që arrin këtë shifër.
“Të shënosh është shumë e rëndësishme, por misioni dhe krenaria ime është që jam kapiten i
Inter. Jam tifoz i kësaj skuadre që kur isha fëmijë dhe dua të fitojë me këtë fanellë,” – deklaroi
Icardi.
“Kam personalitetin për të qenë kapiten i
Inter dhe jam krenar për gjithë këtë. Mbi të gjitha jam interist dhe ndihem i tillë,” – shtoi qendërsulmuesi me krenari.
“Për mua është shumë e rëndësishme të shënojë gola, por jam gati të pranoj në çdo fillim ndeshje fitoren e skuadrës. Pra nëse do të ndërroja fitoren me golat e mi, do ta bëja me kënaqësi.”
“Që kur isha i vogël i shihja ndeshjet e
Inter si tifoz. Kur isha fëmijë dhe luaja me “playstation” gjithmonë merrja Interin. Luaja kundër shokut tim më të mirë dhe unë zgjidhja
Inter sepse kishte si qendërsulmues Adrianon, i cili më pëlqente jashtëzakonisht shumë. Të gjithë e dinë që zikaltërit kanë qenë skuadra ime e zemrës. Shpresoj të bëj një rrugë të gjatë me këtë ekip. Kur të jem 40 vjeç do ta kem mbyllur karrierën.”
“Kam dëgjuar se unë kushtoj 110 milionë euro. Me merkaton e ditëve tona vlej më shumë se kaq. Por në klub e dinë atë që dua unë dhe janë të qetë për të ardhmen”, përfundon
Icardi. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018,
ora 21:05