Mavraj: Doja të bëhesha policë, synojmë surprizën në Europian
Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj e cilëson si një eksperiencë fantastike pjesëmarrjen në Kampionatin Europian.

Gjatë një intervistë për zyrën për shtyp të Federatës Shqiptare të Futbollit ai është shprehur se do të synojë surprizën e madhe në Francë.

Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, "Francë 2016’’?
Ndjeva kënaqësi, një lloj tjetër kënaqësie, të pa provuar më parë. E ndjeja që ishte diçka e madhe.

Kjo është pjesëmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?
Ky është një shanc shumë i madh , dhe nuk kemi gjë për të humbur. Pavarësish se çfarë do të ndodhë, kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua, për ekipin dhe për të gjithë Shqiptarët.

Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?
Kam filluar të luaj kur isha rreth 10 vjeç. Nuk ishte diçka e planifikuar. Ishte thjesht për qejf. Në ato momente doja të bëhesha polic. Por Zoti donte që të bëhesha futbollist. E nisa karrierën kur isha 20 vjeç.

Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?
Nëse do të bëhesh lojtar , duhet shijosh dhe ndjesh emocione të jashtëzakonshme, që mund ti marrësh vetëm kur luan.

Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016?
Duam të bëjmë surprizën, duam që ti tregojmë Europës se kemi punuar dhe jemi përmirësuar shumë.

Shtuar më 07/06/2016, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori