Mavraj: Italianët ishin nervoz, por u treguan skuadër e madhe
Mavraj ka zbuluar se lojtarët italianë kanë qenë nervozë në fillimin e takimit, por kanë treguar më pas se janë një skuadër e madhe duke na ndëshkuar në pjesën e dytë.

“Kanë qenë nervozë. E kanë ditur që janë nën presion pasi nuk tolerohej një humbje ndaj Shqipërisë. Por janë treguar të durueshëm dhe pritën momentin dhe na ndëshkuan. Treguan që janë një skuadër e madhe”, tha Mavraj pas takimit.

“Për një ndeshje si e sotmja nuk ka rëndësi se ku luajmë. Nuk është treguar diferenca mes lojtarëve që luajnë te Juventusi apo Milan dhe lojtarëve tanë”, tha Mavraj.

I pyetur se kë do të preferonte në mbrojtje si partner, Mavraj ka thënë me shaka se shpreson të rikthehet Lorik Cana.
/albeu.com /
Shtuar më 10/10/2017, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori