Mavraj: Jam penduar për veprimin që bëra
Pëlqej
Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj ka folur pas ndeshjes me Skocinë, ku u ndëshkua edhe me karton të kuq që në minutat e para.

• A je penduar për kartonin e kuq?

"Sigurisht që duhet t’i kërkoj ndjesë tifozëve, skuadrës. Nuk ishte qëllimi im të veproja ashtu. Më provokoi pak ai çuni, por nuk i takon një lojtari si unë të veproj ashtu. Pak, nuk ishte faull fare, ai erdhi dhe më provokoi pak. Por, jam penduar. Edhe në këtë situatë, nuk u tregova jo i qetë. U nxitova pak, por kundërshtari më provokoi, më shtyu. As nuk ishte faull. Është një veprim normal të mbrohesh ndaj kundërshtarit. Arbitri më tha që e godite me kokë, dhe nuk është e vërtetë.

• Vendimtar momenti yt?

"Normale që situata nuk u përmirësua pas kartonit të kuq. Erdhi duke shkuar më keq. Me Turqinë, kemi treguar që i kemi dalë Zot situatës. Është diçka e rëndë kur kapiteni merr të kuq në minutat e para.

• Pse nuk sakrifikuam sa duhet?

"Pësuam një gol shumë herët, që na hoqi entuziazmin. E filluam mirë, nuk ishim keq në minutat e para. Ata na lanë lojën, po qarkullonim topin. Më bllokuan mua dhe Xhakën, dhe na e vështirësuan situatën. U treguan të zgjuar. Pas golit të parë, gjithçka ishte më e vështirë më pas.

• Nuk është Mërgimi në maksimum. Çfarë po ndodh?

"E drejtë, çdo njeri nuk mund të jetë në 12 vite në maksimum. Pas këtij viti që përjetova, kaq të vështirë, do ketë edhe faza jo të mira. Një njeri që e vlerëson formën pas 20 minutave, edhe kjo duhet të diskutohet. Ti më vlerësove për 20 minuta, që nuk isha ai si në ndeshjet e tjera", përfundoi Mavraj.
Shtuar më 17/11/2018, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori