Mavraj përgjërohet: Dua Shqipërinë
Mërgim Mavraj është bërë pishman që refuzoi Kombëtaren shqiptare, dy herë gjatë viteve të kaluara dhe është gati të bëjë gjithccka që të ketë një shans të tretë. Mbrojtësi 24 vjeccar është justifikuar se e ka marrë këtë vendim në një moshë të re, në një kohë që ishte i papjekur dhe se ishte këshilluar gabimisht nga njerëzit pranë tij. Futbollisti e tha qartë dje se ndihet i gatshëm për të luajtur për Kuqezinjtë, dhe ai dëshiron që të marrë një ftesë nga trajneri i ri Xhani De Biazi.

Kështu, Mërgim Mavraj nuk ka hequr dorë përfundimisht nga Kombëtarja shqiptare. Edhe pse i refuzoi kuqezinjtë disa vite më parë, mbrojtësi kosovar beson se në të ardhmen do ta veshë fanellën e Shqipërisë.

24 vjeçari ishte pjesë e ekipit U-21 të Gjermanisë dhe shpresonte të kalonte në ekipin A të këtij vendi, kështu që kishte vendosur t’i thoshte ‘JO’ Shqipërisë. Më pas shqiptarët e kanë konsideruar atë tradhtar.

Në fund ai mbeti duarthatë, pasi Gjermania nuk i bëri ftesë për ekipin A. Por, tani futbollisti i Greuther Furth është bërë pishman që dikur e refuzoi ekipin kuqezi dhe tani i ka kthyer sytë kah Shqipëria.

Tani ndihem në fazën e lojtarit lider dhe jam i gatshëm të luaj për Kombëtaren. Në fakt, më parë i referohesha ekipit kombëtar të Gjermanisë. Por, tani vendimi im është i prerë: dëshiroj të luaj për vendin tim, Shqipërinë. Ekzistojnë edhe disa probleme të vogla, të cilat duhet t’i sqaroj me Federatën, ndërsa më pas mund të filloj të luaj për kuqezinjtë”, deklaroi Mavraj në një intervistë për faqen spox.com. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2012, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori