Mavraj shkëlqen sërish, më i miri te Koln-i
Mërgim Mavraj ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren 2-1 të Kolnit ndaj Hofenheimit në Kupën e Gjermanisë.

Futollisti shqiptar i cili aktivizohet në qendër të mbrojtjes u vlerësua me notën 2, që ishte edhe më e larta e dhënë për futbollistët e Kolnit.

Në paragrafin kushtuar përformancës së Mavrajt shkruhej shkurtimisht dhe qartë. Ishte më i fortë se lojtari që kishte në krah, praktikisht zot në lojën ajrore.

Skuadra e Kolnit falë këtij suksesi të arritur në kohën shtesë u kualifikua në fazën e 1/8 – ave të Kupës së Gjermanisë, ku do të përballet me Hamburgun.
Shtuar më 27/10/2016, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori