Mavraj shpërthen ndaj mediave: Gazetar leshi, s'jam atdhetar i rrjeteve sociale

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka reaguar për lajmin e shpërndarë së fundmi pas takimit të dy ditëve më par ëme tifozët e Hamburgut.

Mbrojtësi kuqezi pati deklaruar se deklarata e tij se “Do të kishteqenë një ëndërr të luaja për Gjermaninë. Fatkeqësisht, nuk u realizua", ëhstë keq inteperetuar.

Ai ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, ku madje ofendon dhe gazetarët.

“Më duhet të sqaroj një deklaratë timen, dhënë për tifozët e Hamburgut, që është transformuar dhe rrjedhimisht keqpërdorur. Sigurisht që kam respekt për vendin ku familja ime gjeti strehim, punë dhe ushqim. Ndiej dashuri për këtë vend, por atdheu im është Shqipëria dhe gjuha ime është shqipja. Në fushë s’jam kursyer kurrë, edhe duke rrezikuar karrierën. Mërgim Mavraj nuk është atdhetar i rrjeteve sociale, por i fushës”, shkruan Mavraj./albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori