Mavraj tregon shkakun e humbjes ndaj Francës
Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Mërgim Mavraj pas ndeshjes u shpreh se lodhja e madhe ishte një ndër faktet që ndikoi edhe në pësimin e golave në fund.

“U lodhëm shumë në fundin e ndeshjes. Bëmë një sakrificë të madhe. Nuk donim që t’i krijonim hapësira Francës. Ishte një ndeshje delikate, ku duhet të luanim një ndeshje inteligjente ndaj një Kombëtareje shumë të fortë.

Kemi shpresë shumë ndaj Rumanisë. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Me këtë moral do të mundohemi të paktën për të arritur një rezultat të mirë, për t’i bërë krenar”, u shpreh Mavraj pas ndeshjes.
Shtuar më 15/06/2016, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori