Max Allegri tregon se si duhet ta mposht Atletico Madridin
Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka bërë të ditur se çfarë i nevojitet skuadrës së tij për ta përmbysur Atletico Madridin.

“Kemi 20 ditë për tu përgatitur për sfidën e madhe kundër Atletico Madrid” tha Allegri.

“Sigurisht se do të jetë mbrëmje e madhe. Nuk e di nëse do të kalojmë tutje ose jo, do të shohim në fund të takimit, por ne duhet të bëjmë gjithçka të sigurojmë paraqitjen më të mirë” ka thënë italiani.

“Ne duhet të rikthejmë atë, duke bërë diçka të jashtëzakonshme”, përfundoi Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori