Maxarri: Napoli fito për tifozët
Në vigjilje të sfidës ndaj bavarezëve, tekniku i Napolit, Walter Maxarri është parë shumë i karikuar. Skuadra e tij luan sot në Allianz Arena , në orën 20:45 dhe është ndeshje që mund të vendosë deri diku kualifikimin e italianëve për fazën tjetër.

"Përballemi me një skuadër shumë të fortë, që ka në gjirin e saj 5 kandidatë për Topin e Artë. Na duhet një ndeshje perfekte dhe duhet të shpresojmë te ndonjë gabim i mundshëm i tyre. Një rezultat pozitiv në Mynih do të ishte maksimumi për ekipin dhe për tifozët e shumtë që do ndjekin Napolin në Allianz Arena", deklaroi Maxarri në konferencën për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori