Maxi Lopez harron Wandën, një tjetër bionde i ka kthyer buzëqeshjen (FOTO LAJM)

Maxi Lopez e ka gjetur buzëqeshjen. Sulmuesi argjentinas ndihet i lumtur me partneren e re, Daniela Christiansson, e cila po e bën ta harrojë ish-gruan e tij, Wanda Nara.

Historia e dashurisë në mes të Daniela Christiansson e Maxi Lopez vazhdon të përforcohet.

Futbollisti argjentinas duket se e ka harruar ish-bashkëshorten e tij, Ëanda Nara, me të cilën ka tre fëmijë, por që ajo tashmë gjendet në krahët e Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas sot jeton dhe luan në Brazil në ekipin Vasco Da Gama dhe atje e ka sjellë edhe modelen bukuroshe, me gjasë gruan e tij të ardhshme.

E intervistuar nga "O Globo" në Brazil, Daniela i ka zbuluar disa detaje rreth lidhjes së tyre.

"Është mjaft zbavitëse të bësh xhiro me Maxin, sepse marrëdhënia e tij me tifozët është vërtet mjaft e veçantë. Gjithashtu, pasi të dy jemi biondë, njerëzit thonë se jemi një kopje e ‘Barbie’. Ma kishin prezantuar, por nuk ia kisha idenë se kush ishte Maxi.

Më dukej thjesht një djalosh që kishte dëshirë të zbavitej me miq. Më pas, në një moment e kam kuptuar se bëhet fjalë për një sportist të vërtetë. Por, mos më bëni pyetje për futbollin, sepse nuk ia kam idenë", ka thënë në fund bukuroshja suedeze. /albeu.com/

Shtuar më 13/05/2019, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori