Maxi Lopez në formë huazimi te Milan
Maxi Lopez në këtë moment është në krye të listës së Milanit për merkaton e janarit. Argjentinasi duket para disa emrave të tjerë si: Palacio, Podolski apo Damiao dhe kjo lidhet me dis faktorë të rëndësishëm për klubin kuqezi.

Sulmuesi argjentinas e njeh mirë kampionatin italian. Është një sulmues që mund të përdoret edhe në Champions League pasi nuk ka luajtur me tjetër ekip në Europë këtë sezon. Por më kryesorja është se Catania është e gatshme ta japë lojtarin në formë huazimijanar me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Kjo e ndihmon Milanin pasi në janar, buxheti i klubit kampion Italie nuk është i njëjtë me atë të korrikut, për të bërë të mundur afrimin në Milanelo të një sulmuesi të shtrenjtë. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori