Maxi Lopez për sulmin e Milanit
Ndërkohë që Milani i gëzohet operacionit të përfunduar me sukses për Kasanon, në anën tjetër bëhen lëvizje të shumta për të gjetur zëvëndësuesin e sulmuesit barez.

Kohët e fundit janë përmendur shumë emra nga mediat italiane si: Kualjarela, Borrielo apo edhe Musa Sow por duket se edhe një emër i ri do ti shtihet listës së gjatë.

Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas të Catanias, Maxi Lopez. 27-vjeçari nuk po gjen hapësirat e duhura nën drejtimin e Montelës dhe duket se është i gatshëm ti bashkangjitet klubit kuqezi. Lopez më parë ka qënë edhe pjesë e Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori