Maxi Lopez: Wanda Nara më thërret gjithnjë kur nuk e ka Icardin në shtëpi
Pëlqej
Akuzat e ndërsjella ndërmjet Maxi Lopezit dhe Wanda Naras nuk kanë të mbaruar. Këtë herë është futbollisti argjentinas ai që sulmon ish-bashkëshorten e tij, duke zbuluar disa prapaskena interesante.

“Më merr gjithnjë kur burri i saj (Icardi) ndodhet në grumbullim me skuadrën. Kërkon që të shkoj për të takuar fëmijët në rastet kur ndodhet vetëm. Unë dua vetëm të takoj fëmijët e mi, por nuk mund të shkoj, pasi nuk dua të bie pre e lojës së saj”, tha Maxi Lopez për gazetën spanjolle “As”.

E menjëhershme ka qenë edhe replika e Wandas në profilin e saj në “Twitter”, ku shkruan: “Nuk ke asgjë tjetër për të bërë, por të flasësh vetëm për mua?!”. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori