Mayweather: Do të blejë Newcastlen, dhe do të transferoj Cristiano Ronaldon
Kampioni i boksit, Floyd Mayweather, i njohur ndër të tjera si një person shumë i pasur, ka një ëndërr që nuk do të ishte çudi nëse do të bëhej realitet.

Amerikani ka deklaruar se atij i pëlqejnë shumë sportet, ndër të tjera edhe futbolli, ku po mendon të blejë klubin anglez, Newcastle.

Por ëndrra e Meywather vijon me dëshirën për të transferuar te bardhezinjtë yllin e Real Madrid, fituesin e 5 herë të Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

“Newcastle më pëlqen shumë. Jam gjithmonë i hapur ndaj mundësive të reja biznesi dhe dashuroj të gjitha sportet. Në futboll, edhe pse nuk është sporti im, kam shumë kontakte. Cristiano Ronaldo është një miku im prej kohësh, dhe nëse do të vendosja të investoja në Premier League dhe të blija Newcastlen, mbase mund ta bindja atë që të transferohej pikëirsht te ne, për ta mbyllur aty karrierën e tij”, citohet Mayweather te “Sunday Star”. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori