Mayweather kërkon duel me McGregor
Pëlqej
mcgregor
Boksieri amerikan, Floyd Mayweather i cili numëron 50 fitore dhe asnjë humbje ka deklaruar së fundmi se kërkon të duelojë sërish me irlandezin McGregor. Kujtojmë që një vit më parë të dy u përballën në Las Vegas ku amerikani fitoi me nokaut ndaj irlandezit.

“Unë dhe Conor nuk i kemi mbyllur hesapet. Pasi të zhvilloj duelin me Khabib unë dhe Conor do të duelojmë sërish në ring.
Njerëzit më pyesin se përse i zhvilloj këto duele, se përse përballem me sportistët e UFC-së. Këto sfida janë fitimprurëse për mua, fitimi është i jashtëzakonshëm, janë duele me 9 shifra.

Unë përballem vetëm me sportistë që ofrojnë fitime të çmendura. Unë përballem me McGregor pasi është një sfidë që garanton fitim, por edhe pse u argëtova. U jap njerëzve atë që duan”, tha Mayweather. /albeu/com/
Shtuar më 19/10/2018, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori