Mayweather nuk njeh rregulla, bën xhiro nëpër LA pa maskë
Floyd Mayweather thyen rregullat e vendosura nga qeveria për mbrojtjen nga koronavirusi, duke dalë në rrugët e Los Angelos pa maskë.

Qyteti i LA u ka kërkuar qytetarëve të saj që të bartin maska mbrojtëse gjatë periudhës së Covid-19, por Mayëeather ka vendosur mbajë një të tillë, për xhiron me biçikletë.

ShBA-të janë kthyer në epiqendër të pandemisë, me numrin më të madh të të prekurve dhe vdekjeve.

Deri më 19 prill, ShBA-të kanë pasur 761379 persona pozitiv në Covid-19, kurse numri i viktimave shënon 40149.

Përkundër këtyre statistikave të frikshme, Mayëeather nuk është bindur që të mbajë një maskë mbrojtëse, duke u kthyer në një shembull të keq.
Shtuar më 20/04/2020, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori