Mazzari: Icardi dhe Osvaldo më kanë zhgënjyer pak
Pëlqej
Në stadiumin e Palermos, Interi regjistroi barazimin e dytë radhazi në udhëtim. Një rezultat i pranueshëm edhe për trajnerin Walter Mazzarri, i cili kujton se zikaltërit edhe mund ta kishin humbur takimin.
“Është një barazim që duhet ta pranojmë. Kemi rrezikuar të dilnim pa pikë. Golin që mund të na kishte dhënë fitoren e realizuam, por në fund rezultati ishte i drejtë, tani të shohim përpara. Vidic? Për mua është një kampion, bëri një gabim që i ndodh një herë në 100 vjet. Kovacic? Po shënon dhe po rritet.”

Dyshja e sulmit, Icardi-Osvaldo, nuk zhvilluan një ndeshje për t’u mbajtur mend dhe formën e tyre nën mesataren e pranon edhe Mazzarri.

“Më kanë zhgënjyer pak. Nuk shkëlqyen si zakonisht. Megjithatë duhet ta pranojnë se jo gjithmonë mund të jenë në formën maksimale. Duhet të përmirësohemi në procesin e rritjes, por po krijojmë një mentalitet të lojës në grup”.

Pas tre javëve të para të Serisë A, Interi mban vendin e 5-të në renditje në kuotën e 5 pikëve me 1 fitore dhe 2 barazime.
Shtuar më 22/09/2014, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori