E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Mazzarri: Chelsea tani më i rrezikshëm
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, është i shqetësuar pasi skuadra kundërshtare është ndarë me menaxherin Andre Villas-Boas.

Italianët do të udhëtojnë në Stamford Bridge javën e ardhshme, për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, pasi fituan me 3-1 në ndeshjen e parë.

“Si koleg, më vjen keq që e dëgjoj këtë. Nuk e di nëse kjo mund të jetë avantazh në Ligën e Kampionëve, pasi të paktën e dija se si luan Villas-Boas. Tani do të duhet të shohim”, ka thënë Mazzarri. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2012, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori