Mazzarri: Gabimi i Vidiç të harrohet
Pëlqej
Menaxheri i Interit, Walter Mazzarri, thotë se lëshimi që bëri përforcimi i ri Nemanja Vidic në barazimin 1-1 ndaj Palermos ndodh rrallë dhe duhet harruar.

Pas vetëm tre minutash lojë, ish-kapiteni i Manchester United humbi topin afër portës, duke ia dhuruar atë Franco Vazquez që e dërgoi drejt portës së Samir Handanovic.

Interi më pas arriti të shënojë një gol përmes Mateo Kovacic për të nxjerrë një pikë, por Mazzarri nuk dëshiron ta fajësojë Vidic për humbjen e dy pikëve.

Gabimi i Vidic ishte sikur topi të shkojë në këmbët e një portieri – kjo ndodh një herë në 100 vite. Ai është mbrojtës me përvojë, por këto gjëra mund të ndodhin”.

“Ne arritëm të ruajmë një rekord të portave të paprekura, por dhuruam një gol brenda tre minutash, andaj askush nuk duhet të flasë më për këtë!”, ka thënë Mazzarri për SkySport Italia.
Shtuar më 22/09/2014, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori