Mazzarri: Guarin nuk luan ndaj Catanias
Trajneri i Interit, Walter Mazzarri, ka konfirmuar se mesfushori, Fredy Guarin nuk do të luajë ndaj Catanias.

Lojtari ka qenë pjesë e një mosmarrëveshjes mes Interit dhe Juventusit që kishte bërë bujë ditëve të fundit dhe tani është tekniku italian ai që ka preferuar ta lë atë jashtë sfidës.

Guarin? Pasi u ula të bisedoj me të, unë kam vendosur që të mos e përfshij atë në ndeshjen e të nesërmes. Ne duhet që të fokusohemi në këtë ndeshje ndaj Catanias”.

“A e kam dhënë dritën e gjelbërt për largimin e Guarin? Nëse ju them një herë se nuk flas për transfere, atëherë gjithmonë është kështu”, ka deklaruar Mazzarri. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2014, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori