Mazzarri i kënaqur: Ky Inter premton shumë
Pëlqej
Në prag të sezonit të ri në Serie A, suksesi 0-3 në transfertën islandeze kundër Stjarnan e ka shtuar edhe më shumë optimizmin në kampin zikaltër. Trajneri Walter Mazzarri i ka mbajtur shënim të gjitha pikat e forta dhe të dobëta të skuadrës, duke arritur më pas te konkluzioni i kësaj fitoreje.

"Rezultati dhe loja më kanë kënaqur jashtëzakonisht shumë. Më ka pëlqyer më tepër mënyra se si kemi luajtur në pjesën e parë sepse u treguam të duruar deri në zhbllokimin e rezutlatit", është shprehur tekniku livornez.

Ndoshta islandezët nuk mund të konsiderohen si kundërshtarët e denjë për të matur forcën e ekipit, megjithatë për Mazzarrin, kjo ndeshje ishte e mjaftueshme për të promovuar Interin e sezonit të ri.

"Hernanes më ka kënaqur dhe është rritur ashtu si e gjithë skuadra. Eshtë treguar vërtet i zoti bashkë me Mateon. Po përmend këta dy emra, por në përgjithësi më kanë pëlqyer të gjithë. M’Vila gjithashtu është përmirësuar ndjeshëm, është autoritar, i qetë dhe i sigurt në lojë. Edhe Dodo duhet të vazhdojë kështu, sepse është në rrugë të mbarë", vijoi Mazzarri.

Një apel në fund drejtuar popullit zikaltër. Mazzarri kërkoi nga tifozët më të zjarrtë të Interit që ta mbështesin ekipin e tyre të zemrës në çdo ndeshje, duke garantuar se kjo është një skuadër që premton shumë. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori