Mazzarri: Interi rritet, Vidiç një kampion
Pëlqej
Walter Mazzarri ka komentuar për mikrofonat e "Inter Channel" fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Romës në sfidën e "Guinnes Cup".

"Jam shumë i kënaqur me djemtë, rritemi ndeshje pas ndeshjeje. Shumë mirë në mbrojtje, Vidiç është një kampion", u shpreh tekniku zikaltër.

Por Mazzarri mendon se skuadra duhet të rritet akoma më shumë: "Krijojmë shumë edhe përpara, por duhet të jemi më të saktë në pasimin e fundit. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mos ndalemi". /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori