Mazzarri: Ky është stili i lojës që dua
Pëlqej
Interi ishte fantastik në fitoren ndaj Sassuolos 7-0, çdo gjë ishte perfekte, mbrojtja me kapiten Ranochian, mesfusha me një mjeshtër si Kovacic dhe sulmi me në krye Mauro Icardin.

Trajneri i zikaltërve, Walter Mazzarri është shprehur se ky është stili i lojës që kërkon.

“Ne e përfunduam sezonin e kaluar me këtë stil futbolli, edhe pse disa lojtarë kanë ndryshuar. Kam thënë gjatë javës se mesfushorët e krahut duhej të bënin presion shpejt dhe të lëviznin përpara, të jenë agresiv, pasi futbolli është i tillë”.

“Të luajmë në këtë mënyrë dhe me këtë tempo është ideale për bindjet e mia të futbollit. Ne shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

“Objektivi jonë është gjithmonë ta ruajmë qasjen, vendosmërinë dhe agresivitetin në fushë. Ne kemi nevojë të jemi të shpejtë, ta lëvizim topin shpejt dhe të mos u japim kohë të mendojnë rivalëve tonë”, ka thënë Mazzarri. /albeu.com/

Shtuar më 15/09/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori