Mazzarri rikthehet në punë si trajner, falë fitores së mbrëmshme të Juventusit
Pëlqej
Tashmë është zyrtare. Walter Mazzarri është trajneri i ri i Torinos.

Vetëm pak orë pasi shkarkoi nga detyra serbin Sinisa Mihajlovic presidenti i skuadrës Granata, Urbano Cairo ka emëruar në stol Walter Mazzarrin i cili rikthehet në drejtimin e një skuadre pas eksperiencës që pati me Watfordin në Premier League sezonin e kaluar.

Ish-trajneri i Napolit dhe Interit ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020 dhe do të jetë i lidhur me Torinon për 2 sezone e gjysmë. Pas eliminimit nga Kupa e Italisë objektivi i Mazzarrit do të jetë të kualifikojë Torinon në Europa League për sezonin e ardhshëm nëpërmjet kampionatit./albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori