Mazzarri: Roma, një anomali
Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Atalantës, trajneri i Inter, Walter Mazzarri ka folur për skuadrën kryesuese të kampionatit, Romën duke e quajtur si diçka jonormale atë që po bën skuadra e Rudi Garcias pas 9 javëve të para.

"Është mjaft e vështirë, që një skuadër të arrijë të fitojë nëntë ndeshjet e para të kampionatit. Bëhet fjalë për një anomali, janë duke bërë diçka të vështirë, por edhe skuadrat e tjera janë duke bërë një kampionat të mirë. Në qoftë se nuk do të kishte ndodhur ky shpërthim i skuadrës së Romës, kampionati do të ishte akoma më i ngjeshur në renditje. Skuadrat janë shumë afër me njëra tjetrën, në krahasim me sezonin e shkuar", u shpreh tekniku i Interit, Walter Mazzarri. /albeu.com/



Shtuar më 28/10/2013, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori