Mazzarri shfryn ndaj arbitrit (VIDEO)
Pëlqej
Walter Mazzarri, ka akuzuar arbitrin Daniele Doveri se ka marrë vendime “absurde” në barazimin pa gola ndaj Torinos.

Samir Handanovic u desh të mbronte një penalti të akorduar pas një ndërhyrje të lehtë të Vidic ndaj Fabio Quagliarella.

Por, Mazzarri mendon se penalti ekzistoi edhe për Interin, por ajo nuk u akordua.

“Nëse jepni penaltinë e parë, atëherë duhet ta jepni edhe atë të Icardit, që ishte një faul më i dukshëm. Në fakt, ajo ndaj Quagliarella nuk ishte absolutisht penalti, përndryshe do të kishte me dhjetëra çdo ndeshje”.

“Sa i takon kartonit të kuq të Vidic, arbitri humbi kontrollin. Vidic është mësuar të luajë në Angli, ku nëse është faul i drejtë ata e duartrokasin gjyqtarin dhe i thoni ‘e ke me të drejtë’. Këtu Doveri e keqkuptoi synimin dhe mendoi se ishte me qëllim të keq. Është absurde”, ka thënë Mazzarri për Sky Sport Italia
Shtuar më 01/09/2014, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori