Mazzarri: Të mësojmë të gjithë nga Zanetti
Walter Mazzarri rigjen kapitenin e skuadrës së tij në një natë pozitive ku 3 pikëshi ndaj Livornos dhe lamtumira e presidentit Massimo Moratti ndriçuan mbrëmjen e San Siros. Pas suksesit të pastër 2-0 ndaj debutuesve livornezë, tekniku zikaltër u ndal gjatë në rikthimin e kapitenit Javier Zanetti duke theksuar se ai është një shembull i gjallë për të gjithë lojtarët e skuadrës së tij.

"Lojtarët e skuadrës duhet të mesojnë shumë nga një lojtar si Zanetti. Vetëm duke e parë mund ta dallosh se ai është një njeri i veçantë. Ai është një lojtar i klasit botëror dhe ju këtë e patë edhe në fushën e lojës. Edhe pse luajti vetëm 10 minuta, praninë e tij në fushë e ndjeu gjithë ekipi", është shprehur trajneri i Inter.

Në vijim, Mazzarri nuk pranoi të bëjë llogari duke kërkuar që ekipi të liuajë çdo ndeshje si të ishte një finale.

"Nuk i shikoj skuadrat e tjera sepse jam shumë i zënë me punën që duhet të bëj me skuadrën time. Dua që djemtë të përmirësohen edhe më shumë. Kovaçiç është ende i ri dhe besoj se do të mësojë ende shumë. Nga ana tjetër, Alvarez nuk tregoi më të mirën e tij në fushë por gjithmonë ka në krah Guarin që i mbulon hapësirat", vijoi tekniku livornez.

Koment i prerë nga Walter Mazzarri që nuk dëshiron të flasë për objektiva sepse ai mori një dorëzim një skuadër pothuajse të shthurur duke ngritur një grup të suksesshëm që shikon t’i afrohet edhe më shumë vendit të tretë të zonës Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2013, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori