Mbajtja e topit jo vendimtare në Champions, ja faktet (FOTO)

Të mbash topin në Champions, jo domosdoshmërisht është rruga e vetme për të pasur sukses. Gjithsesi Bayern, Barcelona, Dortmund dhe Juventus janë bërë pjesë e çerekfinaleve duke dominuar me mbajtje topi, por ka edhe tri skuadra të tjera të cilat nuk kanë pasur nevojë ta bëjnë diçka të tillë.

Kështu, Leicester City është skuadra me përqindjen më të ulët në këtë aspekt (40%) në dy ndeshjet e fazës së tetësheve.Pas anglezëve renditen Monaco (48%) dhe Atletico Madrid (49%), të cilat janë kualifikuar më tej duke luajtur mirë, por duke pranuar që kundërshtarët e tyre ta mbajnë më shumë topin, shkruan Tele Sport.

Ndërkohë, Bayern dhe Barcelona janë të vetmet skuadra të cilat nuk kanë regjistruar asnjë barazim në fushatën e tyre evropiane, statistikë që Real Madrid e ka përsëritur tri herë. “Galaktikët”, megjithatë, mund të krenohen me faktin se deri tani nuk kanë humbur asnjë ndeshje, ashtu si edhe Juventus.
Shtuar më 16/03/2017, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori