Mbappe befason me deklaratën për të ardhmen
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe ka paralajmëruar se mund të transferohet në Amerikë në të ardhmen, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez ka thënë se do të ndiqte rrugën e disa yjeve evropianë për t’u transferuar në ShBA.

Ndërkohë, së fundmi ai është lidhur me një largim nga Paris Saint-Germaini, derisa Real Madridit është përmendur si një destinacion i mundshëm.

"Ne nuk e dimë se çfarë ndodhë në futboll. Tani në ShBA, shumë lojtarë të mëdhenj vijnë pas karrierës në Evropë, si Zlatan Ibrahimovic, Steven Gerrard, Frank Lamaprd, Andrea Pirlo, lojtarë të mëdhenj', deklaroi Mbappe.

I pyetur se a mund të ndodhë ndonjë transferim në të ardhmen e largët të karrierës së tij, ai u përgjigj: “Ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë, ndoshta kur të jem pak më i vjetër do ta mendoj këtë”.
Shtuar më 19/06/2019, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori