Mbappe do ti kushtojë PSG-së më shumë se Neymar
Pëlqej
Mbappe është larg PSG vetëm nga zyrtarizimi, por francezi sipas disa studimeve do i kushtojë kryeqytetasve më shtrenjtë se Neymar.

Sipas The Times, Mbappe do të shkojë në PSG dhe do të jetë më i shtrenjtë se Neymar, për të cilin ata u desh të paguanin 222 milionë euro. Sipas gazetës, duke shtuar shpërblimet për performancën e sulmuesit, çmimi përfundimtar i transferimit do të xhironte mbi atë të brazilianit, përcjell Albeu.com.

Por pavarësisht kësaj Neymar do të mbetet blerja më e shtrenjtë në histori pavarisht se Mbappe do të kushtojë më shumë. Pasi ajo që merr për bazë Fair Play financjar është pagesa neto e bërë dhe jo bonuset. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori