Mbappe drejt largimit, ky është talenti që e zëvendëson
Kylian Mbappe është duke shkëlqyer me fanellën e Paris Saint Germain.

Kampioni i Botës mund të largohet në fund të sezonit në drejtim të Real Madridit.

Los Blancos e kanë si objektiv kryesor transferimin e Mbappes këtë verë në Santiago Bernabeu.

Kampionët aktual të Evropës janë të gatshëm të paguajnë 280 milionë euro vetem e vetëm t’ia plotësojnë dëshirën trajnerit Zidane që don ta ketë Mbappen në skuadër.

E duket se për largimin e Mbappes po bëhet gati edhe Paris Saint Germain.

Gjiganti francez tanimë ka gjetur zëvendësimin e Mbappes në rast largimi.

PSG ka filluar tanimë bisedimet me gjigantin holandez Ajaxin për sulmuesin brazilian David Neres.

Ajax i ka konfirmuar parisienëve se çmimi i yllit të tyre është 65 milionë euro, para që nuk janë problem për liderin aktual të Ligie 1.
Shtuar më 01/04/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori