"Mbappe drejt Realit, e sigurt", e zbulon ish-shoku i ekipit
Sulmuesi Kylian Mbappe duket i destinuar të kalojë te Real Madridi. Ai e dëshiron kalimin tek ekipi “Los Blancos” dhe diçka të tillë e ka treguar dhe ish-shoku i ekipit të tij Jese.

Kylian dëshiron me të vërtetë të luajë me Real Madrid. Idhulli i tij ka qenë gjithmonë Cristiano Ronaldo. Ai e dashuron Realin dhe jam i bindur që do të transferohet një ditë në Santiago Bernabeu“ – tha sulmuesi.

Jese ka luajtur vetë tek ekipi i Realit dhe ka folur me Mbappe për Madridin. Karriera e sulmuesit nuk arriti asnjëherë atje ku duhet.
Shtuar më 04/02/2021, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori