Mbappe, ëndrra e Fiorentino Perez për merkaton verore
Situata në kampin madrilen nuk është aspak e mirë, shkruan Albeu.com

Pas daljes jasht nga Copa Del Ray pasi humbi në shtëpi nga rivali i përjetshëm Barcelona, këtë fundjavë me shumë gjasa ka dal jashtë edhe garës për fitimin e La Liga pasi erdhi humbja e dytë në 3 ditë ndaj ‘blaugranave’.

Kompeticioni i vetëm ku Reali garon është Uefa Champions League por edhe ky nuk premton se do këtë jetëgjatësi duke parë formën që po kalon Reali.

Presindenti, Fiorentino Perez ka duruar mjaft dukë mos blerë asnjë lojtar big vitet e fundit edhe akoma më keq duke shitur lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave që ka luajtur te Reali, Cristiano Ronaldon.

Kupa tashmë është mbushur dhe sipas mediave spanjolle ëndrra e presidentit të Realit mbetet frncezi Kylian Mbappe.
Edhe pse një blerje mjaft e vështirë duke ditur që francezi ka rinovuar kontratën deri në 2022 me klubin parisien , Perez do të tentojë të bëjë maksimumin. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori