Mbappe flet për largimin e Neymarit
Kylian Mbappe ka shkëlqyer në dy sezonet e tij të fundit te PSG-ja, madje duke lënë edhe në hije një futbollist si Neymar.

Pikërisht, për këtë arsye, ky i fundit nuk ka më dëshirë të vazhdojë të luajë në francë pasi nuk ndihet i vlerësuar aq sa duhet.

Sulmuesi brazilian shpreson që të transferohet tek Barcelona, por për fatin e tij të keq, spanjollët e kanë zbehur interesimin për lojtarin në kohët e fundit.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre zërave për largim, Kylian Mbappe është shprehur se do i pëlqente të luante me Neymarin në një ekip.

"Unë nuk dua që ai të largohet, dëshiroj që ai të qëndrojë me ne. Ne kemi një marrëdhënie të bazuar në respekt dhe ndershmëri, unë e respektoj dhe e admiroj shumë atë. Edhe Kavani mund të largohet? Unë dua të luaj me lojtarë të mëdhenj. Edhe Kavani është njëri prej tyre", shprehet Mbappe.
Shtuar më 02/08/2019, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori