Mbappe flet sërish për Realin e Madridit
Me vetëm 19 vite mbi supe, ai ka qenë senzacioni absolut i vitit 2017 dhe do të jetë kërcënimi i parë për Real Madridin në vitin 2018. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen Marca, Kylian Mbappe ka folur për ndeshjen e shumëpritur në Champions League, për një të ardhme të mundëshme tek Real Madridi dhe për shumë të tjera.

"”Flasim, por Real Madridi është një e kaluar për mua,” potencoi Francezi, që dëshiron të shkruaje historinë e tij me germa të arta dhe e di që për t’a bërë diçka të tillë, rrugëtimi fillon nga lufta në Europë, përcjell Albeu.com. Kontaktet e tij me Real Madridin, admirimi për Cristianon, ndërlidhja me Neymar.. Mbappe nuk nguron të jape përgjigjet e tij.

Ylli i ri i PSG është intervistuar nga MARCA fiks 40 ditë përpara duelit në Champions League ndaj Real Madridit. Pasi ka qenë një objektiv madhor i klubit Madrilen në këtë verë, ai tashmë është shëndruar në një rival i frikshëm. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2017, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori