Mbappe i lumtur me interesimin e madh të Liverpoolit
Kylian Mbappe thuhet se është i lumtur me interesimin e Liverpoolit për të transferuar atë në këtë verë.

The Reds thuhet se janë vendosur seriozisht në garë për anësorin francez, por vetëm nëse Sadio Mane kalon te Real Madridi.

Le10sport raporton se fituesi i Kupës ë Botës është në dijeni për vullnetin e madh të Jurgen Kloppit për të transferuar atë në Anfield.

Nëse Real Madridi nuk dëshiron të transferojë atë në këtë verë, atëherë gjashtë herë kampioni evropian do të tentojë ta bëjë atë gjë.

Florentino Perez ka kohë që po tenton të transferojë Mbappen, mirëpo Paris Saint-Germain ka refuzuar shitjen e tij.

Dëshira e lojtarit është që të luajë te një klub mund të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë, aty ku nuk po ia arrin me parisienët.
Shtuar më 11/05/2020, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori