Mbappe kërkon largimin? PSG del me deklaratë zyrtare
Deklarata e Kylian Mbappe në momentin e marrjes së çmimit si lojtari më i mirë i sezonit në Ligue 1, ka trembur jo pak drejtuesit e PSG të cilët kanë dalë me një komunikatë zyrtare ku kanë përgënjeshtruar zërat për një largim të mundshëm të yllit të ri francez nga Parc des Princes.

"Mbappe është i lidhur me ne edhe për të paktën 4 vite të tjera. Është e sigurt se do të jetë këtu në sezonin e ardhshëm. PSG dhe Mbappe kanë synimin e përbashkët për të shkruar historinë e futbollit europian", shkruhet në deklaratën e Parisit.

Deklaratat e lojtarit mund të kenë qenë edhe si mesazh për drejtuesit e PSG, me Mbappen që kërkon të marrë më shumë përgjegjësi në skuadër dhe të jetë ai lideri i ekipit si në fushë ashtu edhe në çdo aspekt tjetër, teksa për momentin lojtari më i paguar është Neymar.
Shtuar më 21/05/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori